Alnera e Kosovës kualifikohet në finale të Evropianit

Boksi

Alnera e Kosovës kualifikohet në finale të Evropianit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Alnera e Kosovës kualifikohet në finale të Evropianit

Boksierja e Kosovës, Alnera Brahimi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për juniore, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Alnera shënoi fitore bindëse 5:0 ndaj estonezes, Aleksandra Meliss, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 70 kilogramë.

Ajo synon ta fitojë edhe finalen dhe të shpallet kampione evropiane për të reja.

Por, për çdo rast, ajo tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë dhe epitetin e nënkampiones.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat