Shqiptarja e Kosovës lufton kundër ruses, synon medaljen e artë

Boksi

Shqiptarja e Kosovës lufton kundër ruses, synon medaljen e artë

Nga: K.G. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Shqiptarja e Kosovës lufton kundër ruses, synon medaljen e artë

Boksierja Alnera Brahimi është në formë të mirë dhe pretendon medaljen e artë në Kampionatin Evropian për të reja, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Selektori i Kosovës për femra, Besim Brahimi, vlerëson Alnerën, sidomos fitoren e saj në gjysmëfinale dhe kualifikimin në finale.   

“Në kategorinë 70 kg Alnera Brahimi mundi boksieren nga Estonia Aleksandra Meliss dhe u kualifikua në finale, ku siguroi medaljen e argjendtë .

Ajo nesër (me 2 dhjetor) në finale për kundërshtare do të ketë boksieren nga Rusia, Umarbekiva Zukhro.
Alnera boksoi për mrekulli dhe gjatë 3 raundeve dha goditje të forta dhe precize dhe me vendim unanim të gjyqtarëve fitoi duelin”, ka njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat