Talenti i madh nga Kosova, me ambicie të mëdha në Suedi 

Boksi

Talenti i madh nga Kosova, me ambicie të mëdha në Suedi 

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:57
Arian Berisha

Sapo i ka mbushur 16 vjeç dhe ditëlindjen ia kanë festuar në shtëpi me plot supriza nga motra dhe nëna e tij.

E kemi fjalën për shqiptarin e talentuar në sport, djaloshi nga Kosova, Arian Berisha i cili ka lindur dhe jeton në Suedi dhe vazhdon vitin e parë në shkollën e mesme drejtimi sportiv e ku nga kjo shkollë ka të drejtë të jetë trajnier personal për fizik terapi.

Ariani tani merret me MMA Camp Sport e mjaft talent e  me synim tituj në këtë sport pse jo një ditë për të ja bërë krenar të gjithëve.

Image

Mësojmë se ai ka dy idhuj që i ndjek siç janë: Israel Adesanya dhe Mike Tyson, ndërsa ka një vit që stërvit fëmijët nga mosha 7-14 vjeç në këtë lloj sporti dhe në klubin ku dhe vetë ai stërvitet.

Image

Duhet ta fiksoni mirë këtë emër djaloshi me origjinë shqiptare Arian Berisha për të dëgjuar nesër për lavditë e tij në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat