Hearn: Kemi 10 muaj që punojmë për këtë ditë

Boksi

Hearn: Kemi 10 muaj që punojmë për këtë ditë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Hearn: Kemi 10 muaj që punojmë për këtë ditë

Sfida e peshave të rënda në boks mes kampionit të botës Anthony Joshua dhe sfidantit Kubrat Pulev do të zhvillohet në prani të 1000 shikuesve.

Prej disa ditësh përflitet për praninë e tifozëve në këtë duel boksi, por tashmë lajmi është zyrtar.

Organizatorët e këtij dueli do të hedhin në treg duke nisur nga dita e sotme 1000 bileta. Sfida do të zhvillohet më 12 dhjetor në “O2 Arena” të Londrës, duel ku britaniku Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Kjo është sfida e parë e boksit që zhvillohet me tifozë pas gati 10 muajsh në Britaninë e Madhe, pasi fansat ishin ndaluar për shkak të pandemisë Covid-19. Gjithsesi, të gjithë tifozët do t’i nënshtrohen rregullave anti-Covid, duke mbajtur maska.

“Kjo është një fitore për ne, pasi atmosfera do të jetë elektrizueze krahasuar me një sallë bosh. Jemi të lumtur që do të rishohim fansat në stadium, sidomos në një duel të përmasave të tilla. Kemi 10 muaj që punojmë për këtë ditë”, tha menaxheri Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat