Anthony Joshua – Kubrat Pulev, detajet e ndeshjes

Boksi

Anthony Joshua – Kubrat Pulev, detajet e ndeshjes

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:11
Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev

Bokseri Britanik, Anthony Joshua do të ndeshet me Bullgarin, Kubrat Pulev.

Meçi ishte paraparë të ndodhte 25 korrik të këtij viti, por u anulua shkaku i COVID-19.

Stadiumi i Tottenham Hotspur ishte paraprë të jetë nikoçir i ndeshjes në korrik por më pas u vendos që ballafaqimi të ndodhë në Wembley.

Meçi do të ndodhë me 12 dhjetor në Wembley, në orën 22:30 dhe do të jenë të pranishëm rreth 1 mijë tifozë.

‘Nuk mundem t’ju tregoj sa i lumtur jam që kemi edhe tifozë të pranishëm, ekipi ka bërë një punë të jashtzakonshme dhe tani do të marrim dhe jetojmë frymë nën brohërimat e tifozëve’, tha Hearn, përfaqësuesi i Joshuas.

‘Është mirë që ata do kthehen për një ndeshje të AJ, kur në vitet e fundit ai ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë, është një lëvizje e mirë për boksin dhe sportin në përgjithsi’, përfundoi Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat