Rrahu burrin për vdekje, arrestohet sportistja

Boksi

Rrahu burrin për vdekje, arrestohet sportistja

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Vivienne Obenauf

Boksierija braziliane Vivienne Obenauf, është akuzuar për vrasjen e burrit të saj 61-vjeçar dhe është në paraburgim.

Burri i saj u gjet i vdekur pasi pësoi dëmtime të rënda të shkaktuara nga një objekt i fortë.

Obenauf u arrestua në fillim të javës dhe e dyshuara kryesore është se ajo e rrahu burrin e saj për vdekje në banesën e tyre në Zvicër.

Boksierija është 34 vjeç, dhe ajo i dha fund karrierës së saj 5 vite më parë pas disfatës nga britanikja Terry Harper. Vivian ka lindur në Brazil, për të cilën ka garuar në gjimnastikë në Lojërat Olimpike, ndërsa në boks ka një rezultat prej 14 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.

Këtë janar, ajo u martua me një burrë me pseudonimin "Thomas", derisa ajo hapi një palestrën për trajnerin të femrave në boks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat