Para meçit mes Joshua - Pulev, ndeshet shqiptari

Boksi

Para meçit mes Joshua - Pulev, ndeshet shqiptari

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Para meçit mes Joshua - Pulev, ndeshet shqiptari Florian Marku

Kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua beson se është gati për përballjen e radhës ndaj Kubrat Pulev, me 12 dhjetor, në një sfidë që mund të bashkojë tituj e peshave të rënda në kategoritë IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Jam bërë më i fortë në krahasim me vitet e kaluara. Nuk jam duke u stërvitur vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Pulev është kundërshtar i ndërlikuar. Nuk do jetë ndeshje e lehtë.

Jam në nivelin që nuk i shoh ndeshjet si të lehta. Më mirë të jem i gatshëm sepse kam munguar për një vit. Duhet të qëndrojë i qetë nën presion. Kur dëgjon rrahjet e zemrës që arrijnë 180 për minutë duhet ta mbajë vetën të qetë”, vazhdoi Joshua.

Në fund, ai tha se do bëjë më të mirën për t’i kënaqur tifozët e pranishëm.

Shpresoj që lufta të jetë siç pritet. Lutem të jem fitues sepse dua t’iu jap atyre një mijë të pranishmeve një natë për t’u mos harruar”, përfundoi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se para sfidës mes Joshua dhe Pulev, boksieri shqiptar Florian Marku do përballet me Fearon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat