Një Pulev ndryshe, pas Joshua radha e Fury

Boksi

Një Pulev ndryshe, pas Joshua radha e Fury

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Një Pulev ndryshe, pas Joshua radha e Fury

Më 12 dhjetor, në Londër, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikut Anthony Joshua e bullgarit Kubrat Pulev. Në këtë sfidë, Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA e WBO.

“Vetëm pasi ta mposht Joshua do të jem, shumë, shumë i lumtur”, u shpresh Pulev për mediat britanike pak ditë para duelit me Joshua.

“Kjo sfidë nuk është vetëm për mua, por për të gjithë bullgarët. Asnjë nga ne nuk ka qenë kampion bote në peshën e rëndë, ndaj për mua ka shumë rëndësi kjo fitore”, u shpreh më tej boksieri bullgar.

Duke e krahasuar këtë sfidë me duelin për titull që ka zhvilluar disa vite më parë ndaj Klitschko, ai shtoi: “Do të jetë një sfidë krejt ndryshe. Tani kam shumë më tepër përvojë dhe tani do të shihni në ring një Pulev të ri”, tha Pulev.

Por çfarë do të ndodhë me bullgarin pas kësaj sfide?

“Nuk e di nëse kjo sfidë do të jetë e fundit për mua, por nuk besoj. Ndihem mirë, jam në formë dhe i lumtur. Ndihem i fortë dhe kam shumë energji e fuqi brenda meje.Pas kësaj sfide mendoj se do të jetë radha të dueloj me Tyson Fury”, th Pulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat