Florian Marku: Dua të ndeshem me të gjithë, mi sillni më të mirët

Boksi

Florian Marku: Dua të ndeshem me të gjithë, mi sillni më të mirët

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:28
Florian Marku

Florian Marku do të ndeshet me Jamie Stewart në The SSE Arena, Wembley, para duelit Joshua – Pulev.

Në konferencën për shtypin, e udhëhequr nga promotori, Eddie Hearn, i cili vendosi boksierët bashkë në podium, morri mendimet e tyre për meçin.

Hearn, kishte plot lëvdata  për Markun, por gjithashtu edhe për Stewart, i cili pranoi të ndeshet me shqiptarin në afat rekord pas tërheqjes nga gara të boksierit Alex Fearon.

‘Faleminderit për mundësinë, sa i përket kundërshtarit tim, të them të drejtën nuk e kuptova çfarë tha, mua nuk më intereson kush është para meje, e kam pritur këtë moment shumë gjatë. Unë e shoh atë si diçka që është ndërmjet meje dhe ëndrrave që i kam’, u shpreh shqiptari.

Hearn e pyeti edhe për tifozët dhe mbështetjen që ka ai, kryesisht nga shqiptarët, dhe për mundësinë e mbushjes së stadiumit në Shqipëri për të cilin britaniku tha se ai është tepër i interesuar në aspektin biznesor që kjo të ndodhë.

‘Tifozët britanik nuk më njohin mirë, nuk jam i ri në këtë lojë, luftoj që nga mosha 12 vjeçare dhe kam qenë katër herë kampion bote. Tifozët e mi e dinë se kush jam dhe më kanë ndjekur që nga fillimi, por tifozët e mi shqiptarë e bëjnë diferencën, ata i mbushin stadiumet kudo që shkoj’, tha ai.

‘Unë dua të ndeshem me çdo kënd që mendon që është më i miri në këtë divizion, mos mi sillni djemtë që kanë rekorde të këqija, dua të ndeshem me më të mirët, ska rëndësi se kush është, kur ata hyjnë në ring me mua, ndryshojnë’, përfundoi Florian Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat