Kjo ndodhi me Florian Marku

Boksi

Kjo ndodhi me Florian Marku

Nga: K.Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:41
Këtu mund ta ndiqni live meçin e Florian Markut

(E plotësuar)  - Boksieri shqiptar, Florian Marku, tregon luftë të madhe ndaj Jamie Stewart, por jo edhe të fiton në "02 Arena" në Londër!

Pas luftës tetë runde, dha mjaft goditje por gjyqtarët vendosën meçin baras.

Marku nervozohet me këtë vendim sepse vlerëson se iu mohua fitorja e pastër! Në fakt, Marku u tregua më i mirë por ndryshe menduan gjyqtarët.

Image

Florian Marku

Marku ishte më i shpejt, më i mirë, i dha shumë goditje kundërshtarit. Stewart shumë herë mundohej t’iu shmangej goditjeve por e pamundshme. 

Kur pritej se Marku do të triumfon, gjyqtarët vendosën për barazim. Edhe pse Marku e rrëzoi kundërshtarin në raundin e dytë, kjo nuk mjaftoi. 

Marku në fund doli me plis të bardhë, ku e kishte të vendosur aty shqiponjën dykrenore.

Në 7 duelet e tij si profesionist Marku regjistronte 7 fitore

Florian Marku e nis si gjithmonë, e rrëzon në tokë Stewartin!

Florian Marku është duke u ndeshur momentalisht me Jamie Stewart..
Boksieri shqiptar e ka nisur furishëm duke e rrëzuar Stewartin qysh në raund të dytë. Mirëpo Stewartin është çuar sërish në këmbë, për të vazhduar meçin.

Të gjtihë janë në pritje të meçit Joshua dhe Pulev.

Sot në The SSE Arena, Wembley, do të ndeshen boksierët e kategorisë së peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.

Kjo përballje pritet të fillojë nga ora 23:30, por para kësaj, boksieri shqiptar Florian Marku do ta zhvillojë meçin e tij kundër Jamie Stewart.

Ky meç pritet të startojë pas pak minutave dhe mund ta ndiqni LIVE duke klikuar KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat