Joshua fiton me nokaut! Ja çfarë thotë për Furyn

Boksi

Joshua fiton me nokaut! Ja çfarë thotë për Furyn

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Anthony Joshua feston fitoren kundër Kubrat Pulev

(E plotësuar) - Boksieri britanik Anthony Joshua mbrojti titujt kampionë bote në peshën e rëndë, kategoritë IBF, WBA dhe WBO, pas triumfit me nokaut në raundin e 9-të ndaj kundërshtarit bullgar Kubrat Pulev.

Kjo sfidë u zhvillua në prani të 1000 tifozëve në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Për Joshua ky është triumfi i 24-t në karrierën e tij, ku ka edhe një humbje, ndërsa për Pulev kjo ishte humbja e dytë në karrierë (ka edhe 28 fitore). 

Image

 “A jam më i miri në botë? Unë jam versioni më i mirë i vetvetes dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Unë jam gati për luftën tjetër dhe nëse do të jetë ajo me Fury, le të jetë. Ju uroj të gjithëve - Gëzuar Krishtlindjet” - tha Joshua pas meçit.

Image

Anthony Joshua e ka hedhur dy herë në tokë në raundin e tretë Pulevin, por që bullgari kthehet në lojë dhe arrin që të rezistojë deri në raundin e 9 ku pëson debakël.

Image

Me këtë fitore Joshua ka mbrojtur titujt e tij IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Image

Rundi i nëntë, luftë e madhe, të dy boksierët kërkojnë që me nokaut ta kryejnë punën.

Image

Joshua po lufton deri në pikën e fundit, rundi i tetë.

Rundi i shtatë, një luftë e fortë mes dy boksierëve, goditje njëri tjetrit.

Rundi i 6-të, luftë e madhe mes Joshua dhe Pulev.

Image

Rundi i katërt, Joshua fenomenal, dominon ndaj boksierit bullgar.

Joshua po e shkatërron bullgarin, e rrëzon në tokë. Gjyqtari i numëron Pulevit.

Rundi i tretë, të dy boksierët luftojnë, shpërndajnë goditje.  Joshua godet furishëm Pulev, duke i dhënë disa grushte në seri.

Rundi i parë përfundoi me matje të forcave, ndërsa në rundin e dytë luftë e fortë.

Filloi lufta e madhe mes Joshua dhe Pulev, emocione.

Joshua dhe Pulev në ring, gjithçka gati në "02 Arena" në Londër.

Pak minuta na ndajnë nga meçi i madh.

Me gjasë meçi do të fillojë rreth orës 23.20 apo 23.30.

Meçi pritet të fillojë rreth orës 23.00. Po vijnë momente drithëruese!

Meçi i madh mes boksierit anglez Anthony Joshua dhe bullgarit Kurbat Pulev.

Joshua kurrë më i momilizuar se sonte, vetëm prë fitoren në “02 Arena" në Londë.

Të gjithë në emocione të këtij meçit, Joshua apo Pulev. Sfida e Londrës do të jetë e vlefshme për titujt në Federatat WBA, IBF, WBO dhe IBO dhe në rast të një suksesi të Joshua, sipas promoterit të tij të famshëm, Eddie Hearn, do të bëhet i pashmangshëm në vitin 2021 dueli i shumëpritur dhe aq shumë i përfolur, derbi britanik për të unifikuar gjithçka në peshat e rënda, sfida e sfidave, Anthony Joshua – Tyson Fury.

Këtë meç mund ta ndiqni LIVE duke klikuar KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat