Florian Marku një ‘luan’ i vërtetë, shihni si i fluturojnë protezat kundërshtarit pas bombardimit me grushte

Boksi

Florian Marku një ‘luan’ i vërtetë, shihni si i fluturojnë protezat kundërshtarit pas bombardimit me grushte

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 08:57
Florian Marku, Jamie Stewart

Florian Marku nuk ka marrë më shumë se një barazim ndaj britanikut, Jamie Stewart, duke ndërprerë serinë e disa fitoreve radhazi.

Boksieri u shfaq si një shqiptar i vërtetë pasi në kokë mbante një qeleshe me simbolet kuqezi. Ndeshja zgjati tetë raunde ndërsa rezultati përfundimtar 76:76.

Florian Marku është shprehur i zemëruar dhe i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve duke thënë se janë duke ia shkatërruar karrierën.

Megjithatë, Marku e kishte iniciativën duke dhënë disa goditje shumë të forta e madje duke e rrëzuar kundërshtarin një herë në raundin e dytë.

Në videon më poshtë mund të shikoni goditjen e fuqishme të Markut ndërsa proteza mbrojtëse e boksierit fluturon jashtë ringut:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat