Luan Krasniqi me deklaratë të fortë pas fitores së Joshuas

Boksi

Luan Krasniqi me deklaratë të fortë pas fitores së Joshuas

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:22
Luan Krasniqi me deklaratë të fortë për meçin Joshua - Pulev

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, komenton shkurt fitoren e boksierit Anthony Joshua dhe humbjen e Kubrat Pulev. 

“Një performancë vërtet e fortë nga Anthony Joshua. 

Respekt për Kubrat Pulev, i cili tregoi një zemër të madhe luftarake. 

Por një Joshua në këtë formë është shumë vështirë për t'u mposhtur”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

Joshua fitoi mbrëmë me nokaut në rundin e nëntë ndaj boksierit bullgar, në meçin që u zhvillua në “02 Arena” të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat