Popova: Edi u përballu mirë para Romanit! Boksieri nga Kosova: Nuk isha i përgatitur 100 për qind

Boksi

Popova: Edi u përballu mirë para Romanit! Boksieri nga Kosova: Nuk isha i përgatitur 100 për qind

Nga: K.G. Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Pamje nga meçi i mbrëmshme, foto Eroll Popova

Boksieri me prejardhje nga Deçanit Erdogan Kadrija (Big Edi) mbrëmë humbi nga Roman Fress në Cruiser për titullin e kampionit Deutsche Meister. Fress e ka mbrojtur titullin për herë të parë.

 Organzatori/menaxheri i Robin Haxhi Krasniqit i SES Boxing më shumë këshilltar dhe me masa të rrepta, e arriti këtë që të kem pak a shumë në TV një program boksi. U lejuan vetëm 4 gazetar e 3 fotoreporter, ndërsa kishin aplikuar 20.

“Edi u përballu mirë para Romanit por me të vërtet edhe shumë kohë nuk ka pas për përgatitje. Kështu që Edi dy javë më parë pranoj ofertën që të përballet me Romanin. 

Image

Foto Eroll Popova

Edi me eksperiencën, bilancin 16-2-0, mirë shumë i rezistoj por një uppercut në rundin e 4-të i ‘papritur’ e tronditi dhe u përfundua nga gjyqtari me të drejtë”, komenton Eroll Popova, fotoreporteri i mirënjohur shqiptar në Gjermani, që mbrëmë ka qenë vend të ngjarjes në Magdeburg. Popova ishte aktiv për MDR Televizionin Gjerman si dhe gazetën ditore “Volksstimme”.

Image

Foto Eroll Popova

Boksieri nga Kosova e uron fitoren e Fressit. “E përuroj për përballjen. Me gjithë dëshirë e kishim shty me runde ani pse që nuk jam kanë i përgatitur 100% por me qejf kam dalur në ring dhe më i miri fitoj sonte. I uroj suksese Romanit”, tha Kadrija.

“U sfiduam në ring si burra dhe kështu e ka boksi që nga një herë fitoj e nganjëherë humbi (humbja e 3-të e Edit humbi). Prej javës së ardhshme do ti vazhdoj prapë ushtrimet”, tha më tej Edi.

Djaloshi nga Deçani e do shumë boksin dhe ka synime të mëdha, por kësaj radhe nuk ishte sa duhet i përgatitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat