Historia e emrit të madh të sporteve luftarake, kampioni i botës nga Istogu që ndërroi jetë në moshën 38 vjeçare në vitin 2011

Boksi

Historia e emrit të madh të sporteve luftarake, kampioni i botës nga Istogu që ndërroi jetë në moshën 38 vjeçare në vitin 2011

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:32
Historia e emrit të madh të sporteve luftarake, kampioni i botës nga Istogu që ndërroi jetë në moshën 38 vjeçare në vitin 2011

Besim Kabashi është një nga figurat sportive më të dalluara, njëkohësisht më tragjike të Kosovës.

I lindur në shkurt të vitit 1976, në Gurrakoc të Istogut, Besimi ishte fëmiu më i vogël i Latif dhe Ryve Kabashit. Besimi emigroi në Gjermani në moshën 14 vjeçare, ku filloi karrierën sportive që kulmoi me tituj të botës.

Në vitin 1996 kalon tek klubi ‘Martial Arts Studio‘ në Augsburg, klub ky i njohur në atë kohë për Kickboxing dhe Thai-Boxing. Nuk iu desh shumë që ta dëshmojë vetën dhe nga një amator arriti shpejt të bëhej Kampion Europian në Kick-Box në versionin WKA(1994) , Nënkampion botërorë në Thai Box në versionin WAKO (1999) dhe Kampion i Gjermanisë (2002).

Ai u largua nga Kickboxi për pesë vjet për tu rikthyer në vitin  2007, ku mori titullin “Kampion i Europës” në versionin WKA në +95 kg, ku do ta nokautonte kundërshtarin e tij, Zoran Dorcic në rundin e dytë që të bëhej kampion i Europës.

Dhe në vitin 2008 ai do të bëhej kampion i Botës në versionin ËKA në +95 KG dhe kampion botëror në versionin -95 KG, duke u bërë njëri ndër sportistët e pare që mbante të dy titujt në të dy kategoritë e peshave të rënda botërore në të njëjtën kohë.  

Ai mbrojti titujt e tij plot shtatë herë nga kickboxierët më të famshëm europian dhe botëror gjithmonë duke i deklasuar në luftërat e tij.

Kulminacionin e famës së tij e arriti në vitin 2008 ku pos televizionit gjerman DSF do të transmetohej për herë të parë një natë e kickboxit në SAT1 që në atë kohë e paraqiste televizionin me shikueshmërinë më të lartë në të gjitha regjionet gjermanfolëse ( Gjermani, Zvicër, Austri) dhe ishte njëri ndër televizionet më të shikuara në Europë.

Përballja e Besim Kabashit u shfaq për tri vite radhazi në këtë televizioni ku spektakli i Kabashit përcillej gjithmonë me flamurin kuqezi në krahët e tij dhe gjithmonë me muzikë e këngë shqipe do të ngriste publikun shqiptarë në këmbë.

Ai gjithmonë ishte paraqitur si shqiptar dhe asnjëherë nuk kishte pranuar ta ndërronte identitetin e tij dhe as nacionalitetin e tij. Identitetin e tij e shprehte me krenari.

Besimi Kabashi në vitin 2011 kishte thënë se me dy apo tri luftëra donte të përfundonte karrierën e tij dhe donte të kthehej përsëri në Kosovë ku mendonte të hapte një akademi të Kickboxit në mënyrë që të zbulonte talentët e sporteve luftarake që siç thoshte ai ishin në secilën familje shqiptare.

Mirëpo ai nuk arriti ta bënte këtë pasi që ai ndërroj jetë me 4 dhjetor të vitit 2011 nga një sulm në zemër duke mbetur lenë prapa namin e një sportisti të madh shqiptar.

Gjithsej Besim Kabashi kishte 66 luftëra, nga to 65 fitore dhe vetëm një humbje. Kuota e fitoreve të tij me Knockout ( K.O) ishte mbi 80% që i bëri mediat gjermane dhe vendore ta quanin Kickboxieri më i rrezikshëm në botë sepse nuk kishe asnjë Kickboxier të tillë që i përfundonte luftërat në një kohë kaq të shkurtër.

Dashurinë që e kishin njerëzit për të e dëshmuan në ditën e varrimit të tij ku pati një numër të madh të pjesëmarrësve, duke e bllokuar kështu dhe qytetin. Ata që erdhën për t’i dhënë nderimet e fundit Kabashit ishin nga Amerika, Australia, Zelanda e Europa.

Kujtimi për të mbetet gjithmonë i freskët dhe veprat e tij e bëjnë atë emër të paharrueshëm për sportin shqiptar në përgjithësi dhe Kickboxin në veçanti. Karriera e ndërtuar ndër vite e bën një kampion të përmasave të papërsëritshme.

Rezultatet si profesionist :
1997 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 79 kg
1998 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 83 kg
2001 – Kampion i Gjermanisë në versionin WIKA në 81 kg
2007 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2009 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2010 – Kampion Botëror në versionin WKA në +95 kg
2011- Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat