Arbër Belegu debuton me sukses, KO për 30 sekonda 

Boksi

 Arbër Belegu debuton me sukses, KO për 30 sekonda 

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
 Arbër Belegu debuton me sukses, KO për 30 sekonda 

Gjate fundjavës në Wiesbaden të Gjermanisë është zhvilluar një aktivitet i mbyllur në boksin profesionist në GBA.

Në këtë aktivitet ka debutuar me sukses edhe boksieri me prejardhje nga Peja por që jeton dhe vepron në Gjermani, Arbër Belegu, i cilit nuk iu deshtën më shumë se 30 sekonda për ta quan në botën e ëndrrave kundërshtarin e tij Siddarth Pulapalli. Me këtë triumf u shpreh i kënaqur boksieri shqiptar i cili tha se pret edhe vitin 2021 të rëndit vetëm triumfe.

“Unë kam qen shumë i motivuar për këtë përballje andaj të njëjtën e përfundova me sukses.

Shpresoj se në vitin e ardhshëm do largohet Pandemia dhe do kthehemi në normalitet ku kam plane që më së paku të zhvilloj 4 ndeshje”, tha Belegu.

Cekim se ky djalosh ka kohë që merret me sportet luftarake, kryesisht në MMA, ku edhe është menaxher i suksesshëm, mirëpo ai beson shumë në kualitetin e tij në Boks andaj edhe debutoi me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat