Tyson Fury zbulon se si i kishte shpëtuar nokautit të Anthony Joshuas në fillimet e karrierës

Boksi

Tyson Fury zbulon se si i kishte shpëtuar nokautit të Anthony Joshuas në fillimet e karrierës

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:50
Anthony Joshua

Në një përballje në vitin 2010, Tyson Fury e ka pranuar se Anthony Joshua kur ishte në fillimet e tij për pak sa nuk e kishte nokautuar.

Dy britanikët janë shumë afër që të arrijnë një marrëveshje që të përballen në fillim të vitit të ardhshëm, aty ku do të viheshin në tavolinë të gjithë titujt e boksit.

Duke folur për BBC Radio5Live, me Mike Costellon dhe Steve Bruce, Fury ka zbuluar se Joshua kishte talent që nga atëherë.

“Isha kthyer nga Manchesteri dhe shkova në Finchley Boxing Club. Kam stërvitur me kampionin e ABA-s, Anthony Joshuan. Ishte i zjarrtë. Ai ishte shumë i mirë”, ka thënë Fury.

“Ai është aq i mirë sa sinqerisht ishte e vështirë të boksoja ndaj tij. Në një moment isha befasuar dhe sa nuk u nokautova nga ai në vitin 2010”.

“Ishte si një bishë e tërbuar që nuk ndalej asnjëherë së godituri, mirëpo më duhej që të merrja vetën për një muaj nga ato goditje”, ka shtuar më tej Gypsy King.

AJ dhe Fury mund të përballen në Wembley në praninë e 100 mijë tifozëve, derisa që të dy do të fitonin nga 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat