Aziz Salihu me maskë, por shumica jo!

Boksi

Aziz Salihu me maskë, por shumica jo!

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Aziz Salihu me maskë, por shumica jo!

Legjenda e boksit të Kosovës, shihet me maskë në mbledhjen e Federatës së Boksit të Kosovës, por jo edhe shumica e bordit të këtij institucioni!

“Në rend të ditës ishin disa pika, por pika kryesore ishte mbajtja e Kampionateve Individuale të të gjitha grupmoshave, u caktuan datat dhe vendi i mbajtjes ku FBOXK do ti publikoj ne faqen zyrtare të federates.

Pastaj u diskutua për suksesin e boksierëve tanë në arenën ndërkombëtare, sidomos suksesi i madh ne Kampionatet Evropiane ku boksierët tanë fituan dy medalje Evropiane për të rinj. 

Remzo Mustafiq dhe për juniore Alnera Brahimi fituan medalje të bronztë përkatësisht të argjendtë dhe suksesi i madh në Sarajevë, ku boksierët tanë rrëmbyen 4 medalje dhe 3 kupa (trofe)”, shkruan në faqen e federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat