Aziz Salihu i pikëlluar që humbi mikun e tij: Ka qenë punëtor i madh, Zoti në parajsë 

Boksi

Aziz Salihu i pikëlluar që humbi mikun e tij: Ka qenë punëtor i madh, Zoti në parajsë 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:49
Aziz Salihu i pikëlluar që humbi mikun e tij: Ka qenë punëtor i madh, Zoti në parajsë 

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, e ka përjetuar rëndë vdekjen e Avni Shabanit, gazetarit sportiv, i cili në vitin 1991 ka qenë edhe nënkryetar i Federatës së Full-kontaktit të Kosovës.

“Vërtet jam i trishtuar me vdekjen e Avniut, të cilin e kisha nënkryetar të Federatës së Full-kontaktit të Kosovës në vitin 1991. Ai i pari mu bashkua në pavarësimin e sportit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe nga ai i Serbisë dhe u zgjodh nënkryetar. 

Vërtet ka  qenë punëtor i madh, djalë shumë i mirë, ka punuar shumë në atëkohë.

Image

Avni Shabani

Shumë mu dhimbtë dhe nuk po mundem ende që të besoj se ai ka ikur në amshim. Kosova ka humbur një njeri të madh.

Kemi qenë së bashku në kohën e okupimit dhe bëmë punë të mëdha. I shprehi ngushëllime familjes së tij, komunitetit sportiv dhe gjithë miqve dhe shokëve të tij.

Anëtarët e familjes së tij, duhet që të mburren gjithmonë me Avniun, me veprat e tij për çështje kombëtare. Zoti në parajsë, miku im”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat