White: Askush nuk u prek nga kriza

Boksi

White: Askush nuk u prek nga kriza

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
White: Askush nuk u prek nga kriza

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë sot një rezyme të asaj që ndodhi gjatë këtij viti në sportin e arteve marcviale mikse.

Ai u shpreh se zhvillimi i aktiviteteve, kur e gjithë bota ishte e izoluar, shpëtoi këtë sport nga kriza.

White tha se organizimi i eventeve në “ght island” në Abu Dhabi, në një vend të izoluar dhe pa spektatorë, ishte një ide gjeniale, pasi shpëtoi këtë sport dhe sportistët.

Numri 1 i MMA-së tha se sportistët janë paguar rreth 200 milionë dollarë gjatë periudhës së pandemisë.

“Askush nuk u prek nga kriza, të gjitha kontratat u zbatuan. Asnjëherë nuk e morëm në konsideratë idenë që të ndalnim eventet tona. Kemi dhënë 200 milionë dollarë për sportistët, pasi kemi ditur të menaxhojmë mirë situatën dhe sportistët”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat