Hearn: Drejtues, mos u merrni me titujt

Boksi

Hearn: Drejtues, mos u merrni me titujt

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:20
Hearn: Drejtues, mos u merrni me titujt

Dy boksierët britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury janë më pranë se kurrë më parë për të zhvilluar një duel mes tyre.

Të dy janë kampionë bote në peshën e rëndë dhe mbajnë të gjithë titujt e këtij Divizioni.

Gjithsesi, gjetja e një marrëveshje mes tyre është sa e lehtë aq edhe e vështirë. Të dy boksierët janë gati të zhvillojnë jo një por dy duele mes tyre gjatë vitit të ardhshëm. Problem janë drejtuesit e boksit, që kanë të tjera plane.

Kështu, WBO ka urdhëruar Joshua që të duelojë ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, si i mandatuar për titullin. Ka edhe pengesa të tjera të vogla të kësaj natyre që kanë të bëjnë me titujt kampionë që ata mbajnë.

Eddie Hearn, menaxheri i Joshua ka hedhur lajmin bombë: “Njerëzit nuk e kuptojnë se bëhet fjalë për një duel të madh, që eklipson të gjithë titujt. Ne kemi në duart tona një sfidë të jashtëzakonshme, që duhet ta organizojmë”.

“Drejtues, mos u merrni me titujt. Nuk është problem të nxjerrim vakant një titull, pasi mund të heqim dorë nga të gjithë titujt. Ne kemi përpara duelin më të madh të boksit dhe i paguajmë drejtuesit e kategorive qindra mijëra dollarë”, tha Hearn.

“Njerëzit duan kampionin e padiskutueshëm të boksit, atë që i mban të gjithë titujt, ndaj le t’ua ofrojmë këtë duel. Ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë që kjo sfidë mes Joshua dhe Fury të organizohet, duke plotësuar kërkesat e të gjitha palëve”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat