Fury: Në vitin 2015 mposhta Klitschko, që dominonte prej 10 vitesh

Boksi

Fury: Në vitin 2015 mposhta Klitschko, që dominonte prej 10 vitesh

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:01
Fury: Në vitin 2015 mposhta Klitschko, që dominonte prej 10 vitesh

Boksieri britanik Tyson Fury ka kritikuar patriotin e tij Anthony Joshua se nuk është impenjuar shumë në organizimin e një sfidë mes tyre.

Edhe pse prej muajsh përflitet një përballje mes tyre, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë, ende nuk ka asgjë konkrete.

Palët synojnë të zhvillojnë 2 duele vitin e ardhshëm. “Vitin tjetër kjo sfidë duhet të ndodhë me çdo kusht. Ai e kaloi pengesën e fundit, kur mposhti Pulev. Tani jemi të dy të lirë për të organizuar këtë duel. Mezi po e pres këtë sfidë”, u shpreh Fury gjatë një interviste televizive.

“Pasi të zhvilloj këtë sfidë dhe të mposht Joshua, do t’i them gjithë botës së jam boksieri më i mirë, që munda kampionët e dy epokave: Klitschko, Wilder dhe Joshua.

Në vitin 2015 mposhta Klitschko, që dominonte prej 10 vitesh. Më pas munda Wilder, që ishte i pamposhtur dhe vitin tjetër është radha e Joshua. Më në fund, pas 20 vitesh do të kemi një boksier që i ka të gjithë titujt”, tha Fury..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat