Khabib Nurmagomedov pranë rikthimit në UFC

Boksi

Khabib Nurmagomedov pranë rikthimit në UFC

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Khabib Nurmagomedov UFC

Përkundër faktit se është konfirmuar fundi i karrierës së tij, mund të ndodhë një rikthim senzacional i Khabib Nurmagomedov.

Këtë e ka pranuar edhe kreu i UFC-së, Dana White, në një prononcim për “BT Sport”.

White, ka analizuar situatën momentale, duke shtuar se babai i tij dëshironte që Khabib të regjistronte një karrierë prej 30 fitoresh dhe zero humbjesh, andaj besoj se mund të bëhet realitet edhe një ndeshje nga ana e tij.

“Mendoj se babai i tij dëshironte që ai të arrinte rekordin 30-0, dhe ai dëshiron ta arrijë këtë poashtu, pasi e di se babai e dëshironte këtë. Por do të shohim.

Ai dhe unë do të takohemi muajin e ardhshëm për të biseduar. Ai mund të mos pranojë të luftojë. Nuk e di përgjigjen e kësaj”, ka thënë ndër të tjera White.

Kujtojmë, me fitoren e fundit, Nurmagomedov ishte larguar përfundimisht nga ky sport, pasi i kishte premtuar nënës së tij një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat