Florian Marku përgatitet për meçin me këngën motivuese të UÇK-së

Boksi

Florian Marku përgatitet për meçin me këngën motivuese të UÇK-së

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:36
Florian Marku

Ndeshja e fundit e legjendës së boksit, Florian Marku nuk shkoi ashtu sikurse ai do donte.

Ndeshja e zhvilluar me Jamie Stewart sipas gjyqtarit do të meritonte një barazim, vendim i cili e nevrikosi shumë shqiptarin.

Marku në përfundim të rezultatit u shpreh i pakënaqur dhe sipas tij, “gjyqtari nuk merr vesh nga boksi”.

Po ashtu ai shtoi se gjyqtari nuk ia dha fitoren për shkak se nuk e pëlqente atë dhe prej faktit se ishte një shqiptar kundër një anglezi. Ajo ndeshje ka përfunduar tani dhe boksieri shqiptar mendon për duelin e radhës më 30 janar.

Pavarësisht se ai duel është lënë pas, Marku nuk harron të ofrojë për ndjekësit e tij një video nga momenti para ndeshjes. Boksieri përgatitet me një këngë shumë emocionuese në sfond.

Bëhet fjalë për “O çohuni burra, o çohuni gra”, një këngë që forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e këndonin gjatë luftës me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat