Heq dorë nga titulli WBO

Boksi

Heq dorë nga titulli WBO

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:09
Heq dorë nga titulli WBO

Sfida e madhe e peshës së rëndë në boks mes dy boksierëve britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury ka edhe një pengesë tjetër. Ai është boksieri ukrainas Oleksandr Usyk.

Ky i fundit është mandatuar nga WBO për të dueluar me Anthony Joshua, që mban titullin e këtij Divizioni. Si boksieri ashtu dhe WBO nuk tërhiqen dhe kërkojnë që Joshua të përballet me ukrainasin vitin tjetër.

Gjithsesi, Joshua dhe Fury kanë arritur një marrëveshje për të zhvilluar dy duele gjatë vitit tjetër. Kjo sfidë jo vetëm do të unifikonte titujt kampionë bote por edhe do të sillte shumë vëmendje e para për dy boksierët.

Për të realizuar këtë sfidë, Joshua është gati të heqë dorë nga titulli i kategorisë WBO, duke e nxjerrë atë vakant. “Njerëzit duan që unë të dueloj ndaj Fury. Por WBO kujdeset për titullin. Nëse ata e duan atë, atëherë nuk heq dorë nga ai titull”, tha Joshua.

“Si do që të shkojnë punët, edhe po hoqa dorë nga titulli WBO, unë e di shumë mirë që një ditë do të dueloj për atë titull dhe do ta rimarr. Objektivi im është t’i kem të gjithë titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat