Khabib do t'i rikthehet UFC-së

Boksi

Khabib do t'i rikthehet UFC-së

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:37
Khabib do t'i rikthehet UFC-së

Ish-kampioni i peshave të rënda në UFC, Daniel Cormier është optimist se Khabib Nurmagomedov do t'i rikthehet kafazit.

Megjithatë, sipas Cormier, Khabib do të rikthehet në UFC vetëm nëse i jepet një ndeshje kundër Georges St-Pierre.

Presidenti i UFC-së, Dana White do të takohet me Khabibin në janar, ku do ta diskutojnë rikthimin e tij.

White synon që ta bindë rusin të ripërballet me Connor McGregorin .

Por, sipas Cormier, Khabib nuk do ta pranojë këtë ofertë.

“Unë e njoh Khabib personalisht, e di se Dana dëshiron që të marrë rimeçin mes tij dhe McGregor, por unë besoj se ai kërkon një sfidë shumë të madhe, një sfidë historike pasi Khabib dëshiron që ta bëjë historinë dhe e di se një fitore ndaj St-Pierre kërkohet shumë nga ai” – ishin fjalët e Cormier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat