Aziz Salihu eskalon, i ndodhi e papritura: Marre për shtetin

Boksi

Aziz Salihu eskalon, i ndodhi e papritura: Marre për shtetin

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:42
Aziz Salihu eskalon, i ndodhi e papritura: Marre për shtetin

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, as në tokë dhe as në qiell, eskalon për atë që i ka ndodhur sot.

Ai nervozohet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës, sipas tij, e ka lënë pa pagë bash për Vit të Ri.

“Edhe unë jam njeri, edhe unë kam familje, edhe unë dua me ngrënë. 

Nuk është hera që më ndodhë kjo! Edhe në të kaluarën, si për festë bajrami si për Vit të Ri, nuk më kanë qitur pagën!  

Një javë përpara iu ka paralajmëruar, mos me harroni, mos më lini pa pagë për Vit të Ri, se kam familje!  

Kur shkova mu ankuar, ata më thoshin: Ja  ky ja ai! E unë mbetem pa pagë për Vit të Ri. Marre! Marre si po me maltretojnë.

Cili shtet në botë e bën këtë përveç Kosova!

Një shtet që nuk i nderon emrat e mëdhenj, mua si një sportist të Shekullit dhe si themelues i Komitetit Olimpik të Kosovës, kjo është marre”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Duhet theksuar se, Salihu pagën e merr si kontribues për sportin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat