White: Kur të shkoj në Abu Dhabi do të takohem me Khabib

Boksi

White: Kur të shkoj në Abu Dhabi do të takohem me Khabib

Më: 5 janar 2021 Në ora: 12:14
White: Kur të shkoj në Abu Dhabi do të takohem me Khabib

Presidenti i UFC-së, Dana White, konfirmoi se gjatë këtij muaji, gjatë kohës që do të jetë në “Fight Island” të Abu Dhabi, do të takohet me kampionin e botës në peshën e lehtë, rusin Khabib Nurmagomedov.

Kreu i UFC-së do të zbarkojë së shpejti, për organizimin e eventit UFC-257, më 23 janar, ku në kafaz do të ngjiten Conor McGregor dhe Dustin Poirier.

“Kur të shkoj në Abu Dhabi do të takohem me Khabib. Edhe ai do të jetë aty. Do të diskutojmë për të ardhmen.

Në një botë të përkryer, nëse Conor e fiton duelin me Poirier, do të dëshiroja shumë të shihja revanshin mes irlandezit dhe Khabib.

Për mua kjo mbetet sfida më e madhe për t’u zhvilluar në kafaz dhe nuk do të heq dorë nga organizimi i kësaj sfide”, tha Dana White.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat