Nuk kursehet, ofron dëmshpërblim për të zbuluar se kush e përdhunoi dhe vrau stjuardesen

Boksi

Nuk kursehet, ofron dëmshpërblim për të zbuluar se kush e përdhunoi dhe vrau stjuardesen

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:35
Nuk kursehet, ofron dëmshpërblim për të zbuluar se kush e përdhunoi dhe vrau stjuardesen

Boksieri legjendar filipinas, Manny Pacquiao ka ofruar publikisht shpërblim monetar për këdo që i sjell informacione në lidhje me përdhunimin dhe vrasjen e stjuardeses 23-vjeçare Christina Daser.

Ish-kampioni tani një nga senatorët në Filipine, ofroi 10 mijë dollarë për informacionet që mund të dërgojnë në hetime.

Në të njëjtën kohë, ai kërkon dënim me vdekje për autorët e krimit që tronditi Filipinet.

Dasera ishte një stjuardese e një kompanie shtetërore dhe u gjet e vdekur dhe e përdhunuar në vaskën e një dhome të hotelit nga një grup prej 11 personash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat