Pas mbylljes, rikthehet boksi në Britani

Boksi

Pas mbylljes, rikthehet boksi në Britani

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:19
Marku – Charlton

Florian Marku ishte paraparë të ndeshej me 30 janar të këtij viti, por rregullat e reja anti-COVID-19, përkatësisht vendimi për pëzullim të ndeshjeve të boksit.

Bordi i Konrtollit në Britani të Madhe, ka konfirmuar se meçet e boksit do të lejohen të zhvillohen nga muaji shkurt, kjo do të thotë që duele të ndryshme mund të zhvillohen siç ishte paraparë, njëra ndër to është edhe dueli Marku – Charlton.

Bordi i Kontrollit, përmes një deklarate ka treguar per lejimin e ndeshjeve nga muaji i ardhshëm.

“Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit, do të rinisë turnet e boksit nën juridiksionin e tij në muajin shkurt. Datat dhe meçet do të konfirmohen me kalimin e kohës”, u tha në deklaratë.

Dueli i profilit të lartë që ishte paraparë të zhvillohej në janar, ishte meçi i Josh Kelly për titullin Evropian kundër David Avanesyan.

Tani, edhe Florian Marku, i cili fillimisht pritej të ndeshej me 30 janar, mund të ndeshet në shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat