Conor McGregor bën një parashikim brutal për duelin me Dustin Poirier

Boksi

Conor McGregor bën një parashikim brutal për duelin me Dustin Poirier

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:19
Conor McGregor dhe Dustin Poirier

Conor McGregor ka premtuar se do ta nokautojë Dustin Poirier në natën e UFC 257 brenda një minute.

Dyshja do të përballen me 24 janar dhe do të jetë një duel i zjarrtë pasi të dy duan të jenë në garë për titullin e peshave të lehta.

Ashtu si para çdo dueli, edhe para këtij irlandezi ka filluar të ndezë atmosferën me deklarata të mëdha.

‘Më pëlqen Dustin. Është një luftëtar i mirë. Por, ende është një nivel poshtë meje”, ka thënë McGregor në videon promovuese.

“Do ta nokautoj Dustinin brenda 60 sekondave”, shtoi Conor.

Kujtojmë se kjo nuk ishte hera e parë që dyshja përballen, Conor kishte fituar pas 1 minute e 43 sekondave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat