Kallashi me 23 janar, duel të madh në boksin profesionist

Boksi

Kallashi me 23 janar, duel të madh në boksin profesionist

Më: 12 janar 2021 Në ora: 14:02
Kallashi me 23 janar, duel te madh ne boksin profesionist

Kanë mbetur vetëm edhe 11 ditë kur ish kikoboksieri i njohur shqiptar, Aleksander Kallashi, do të debutoj në ringun profesionist edhe atë në Bruksel të Belgjikës.

Kundërshtari i tij është Laszlo Fekete nga Hungaria, një boksier me përvojë i cili deri me tani ka zhvilluar 40 ndeshje. Për këtë duel Kallashi thotë se ndihet mire edhe pse pak i ka penguar rregullat e reja te Covidit ne Gjermani ku nuk ka mundur rregullisht te stërvitë në palestër.

“Ushtrimet për këtë duel jam duke i zhvilluar ne klubin Fightologu ne Dortmund te Gjermanisë së bashku me trajnerin tim Armin dhe mendoj se jam maksimalisht i përgatitur për duelin tim.

Ndjenja është e fuqishme pasi do jetë debutimi im ne boksin profesionist. Kundërshtari im i cili vjen nga Hungaria ka shumë ndeshje pas vetës por kjo aspak nuk më shqetëson sepse nëse dëshiron të krijon karriere duhet te ndeshesh me të fortit”, tha Kallashi, boksier i “ArenaRing Management Promotion. Ai shton se pret qe viti 2021 te jete me i mire për të.

“Ky vit besoj se do jetë shumë i madh për mua dhe me plot suksese, ndërkohe që do kem edhe me shume mbështetës ose sponsor pasi pandemia ka ndikuar shume ne këtë aspekt. Planet janë të mëdha por nuk do të ngutem do shkojmë hap pas hapi drejt titujve te mëdha”. Ndryshe, të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë duelet ne Bruksel, nder to edhe Kallashin mund të shikojnë atë drejtpërdrejti nëpërmjet platformës pay per view ne adresën https://fb.me/e/4rg7SPqP2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat