Arum: Nuk dua të vendos një afat në lidhje me kontratën

Boksi

Arum: Nuk dua të vendos një afat në lidhje me kontratën

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:35
Arum: Nuk dua të vendos një afat në lidhje me kontratën

Promotori i njohur i boksit Bob Arum deklaroi se dueli i peshës së rëndë në boks mes boksierëve britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury, me 95% do të zhvillohet këtë vit. Ai tha se me shumë gjasa brenda dy javësh palët do të firmosin marrëveshjen.

Arum u shpreh se vetë ai po përpilon kontratat, që më pas do t’u jepen dy boksierëve, me shpresën që brenda janarit të kemi një marrëveshje. Problem mbetet vetëm vendi se ku do të zhvillohet kjo sfidë, me disa vende kandidate.

“Nuk dua të vendos një afat në lidhje me kontratën, por deri më tani gjërat po shkojnë mjaft mirë. Shpresoj që të kemi një marrëveshje të firmosur brenda disa javësh”, tha Arum për “Sky Sports”.

“Jemi të gjithë në të njëjtin drejtim dhe kjo është pozitive. Me 95% sfida do të ndodhë dhe jam 100% i bindur se Tyson Fury do ta fitojë atë përballje. Madje me KO”,u shpreh Bob Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat