Xhevdet Peci nuk duroj hilet, rrahu gjyqtarin serb, ja çfarë thotë gjyqtari ndërkombëtar 

Boksi

Xhevdet Peci nuk duroj hilet, rrahu gjyqtarin serb, ja çfarë thotë gjyqtari ndërkombëtar 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:27
Xhevdet Peci nuk duroj hilet, rrahu gjyqtarin serb, ja çfarë thotë gjyqtari ndërkombëtar 

Xhevdet Peci, ish boksieri i mirënjohur, që klubit të boksit Prishtina, i solli pesë tituj të ish Jugosllavisë, në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, si sot iu kujtohet dashamirëve të gjeneratës së vjetër, se si e kishte rrahur gjyqtarin serb Zhivkoviq. 

E gjitha ndodhi në vitin 1985, kur zhvillohej takimi i boksit në kuadër të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë, mes Buduçnostit të Podgoricës dhe Prishtinës.

Peci nuk duroj për faktin se Zhivkoviq i kishte bërë shumë më hile dhe me direktiva për të shkatërruar klubin shqiptar siç ishte Prishtina.

Image

Latif Demolli, sot gjyqtar ndërkombëtar, ka folur edhe për meçin e ndërprerë mes Buduçnostit dhe Prishtinës në vitin 1985, ku edhe vet ka qenë i pranishëm. 

Ju kujtohet periudha e vitit 1985, kur Xhevdet Peci e rrahu gjyqtarin në Podgoricë, ju si e komentoni këtë në këndin gjyqtarit?
 

"Nuk ka qenë hije e mirë, klubi i boksit Prishtina e kishte të sigurt titullin, vetëm mos të humbin meçin 20:0. Ky sulm nuk na nevojitej, i cili na kushtoi me humbjen e titullit dhe përjashtim nga liga e parë, këtë mezi e pritshin autoritetet ish jugosllave.

Është interesant të ceki, se si klub shqiptarë nga Kosova, kemi pasur kundërshtar edhe boksierët edhe shikuesit. Nuk na shikonin me sy të mirë sepse ishim shqiptarë. Pas prishjes së ish Jugosllavisë, filluan masat e dhunshme, u detyrova të largohem për Bullgari", tha Demolli për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat