Gjyqtarit nga Kosova, si sot i kujtohet kur Preleviqi nxori revolen  

Boksi

Gjyqtarit nga Kosova, si sot i kujtohet kur Preleviqi nxori revolen  

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2021 Në ora: 14:10
Latif Demolli

Incidenti në Nikshiq në vitet 80-ta, një incident që kurrë nuk do t’i fshihet nga mendja Latif Demollit sepse falë Zotit shpëtuan, sot është gjyqtar ndërkombëtar! 

Demolli ka pasur momentin me të sikleshëm kur publiku në Nikshiq të Malit të Zi, tentoj t’i sulmojë, por malazezi Preleviq i shpëton nga dajaku!

“Shumë telashe! Probleme më i madh në Nikshiq ku na kanë sulmuar, por falë policisë kemi shpëtuar pa lëndime.

Shikuesit ishin të revoltuar në gjyqtarë, paksa ndaj meje edhe si shqiptar dhe krejt kjo ishte problematike.

E mbajë mend, kur Preleviqi nxori revolen dhe shpëtuam nga publiku.  Vështirë ka qenë të referosh me  kolegët serbë, malazezë, maqedonë etj.”, tregon Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pse?

“Gjithë kam qenë si i vetmuar, si jetimë, sepse ata gjithmonë kanë marrë vendime së bashku, edhe ndoshta kanë bërë gabime të qëllimshme për t’i dëmtuar  ekipet apo ndonjë boksier. Ka pas hile!”, përgjigjet Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat