Konfirmohet data për ndeshjen e peshave të rënda mes Whyte dhe Povetkin

Boksi

Konfirmohet data për ndeshjen e peshave të rënda mes Whyte dhe Povetkin

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:01
Whyte dhe Povetkin

Briton Dillian Whyte do ta ketë mundësin të marrë hakmarrje ndaj Alexander Povektin pasi që ndeshja e tyre është konfirmuar me 6 mars.

Sfida mes tyre kishe qenë e paraparë të zhvillohej në nëntor të 2020 në stadiumin Wembley Arena, mirëpo për shkak se Povetkin kishte rezultuar me COVID-19, ishte shtyrë dueli.

Rikujtim që boksierët e vetëm që kanë mposhtur Whyte janë Anthony Joshua dhe Povetkin.

Në anën tjetër, Campbell Hatton, 19 vjeçar, do të debutoj në të njejtën ditë.

Zyrtarët e Matchroomit kanë bërë të ditur gjithashtu se Josh Warrintgon do të mbrojë titujt e tij kundër meksikanit Mauricio Lara në 13 Shkurt.

Warrington do të ketë një disavantazh në këtë duel për arsye se nuk ka luftuar që nga tetori 2019.

Edhe britaniku, Lawrence Okolie do të përballet me polakun Kryzsztof Gloëacki për titullin e WBO-së për peshat e rënda.

Chantelle Cameron e Northampton, 29 vjeç, do të bëjë mbrojtjen e parë të titullit të saj botëror në kategorinë super të lehta të WBC kundër Melissa Hernandez të Porto Rikos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat