Para sfidës së çmendur

Boksi

Para sfidës së çmendur

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:42
Para sfidës së çmendur

Të dielën në mëngjes në Abu Dhabi Conor McGregor do të përballet me 32-vjeçarin nga Shtetet e Bashkuara Dustin Poirier, në një duel që pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.

Takimi do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Fight Island dhe sfida McGregor–Poirier përfaqëson padyshim edhe ngjarjen kryesore të mbrëmjes numër 257 në UFC.

Të dy janë moshatarë dhe e njohin shumë mirë njëri –tjetrin, sidoqoftë sic ndodh gjithmonë cdo duel e ka një favorit dhe bookmakers-at e konsiderojnë me diferencë si shumë favorit pikërisht luftëtarin irlandez.

McGregor dhe Poirier janë përballur ndërmjet tyre që në shtatorin e vitit 2014, megjithatë gjashtë vjet e gjysmë kohë në artet marciale të përziera janë vërtet shumë dhe në mënyrë të kuptueshme gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm.

Më 27 shtatorin e vitit 2014 në Las Vegas në mbrëmjen numër 178 të UFC përballja ndërmjet tyre nuk pati aspak histori, pasi 32-vjecari nga Dublini e fitoi takimin me knock out teknik. “Notorious” e dominoi ndeshjen që në fillim dhe falë grushteve të tij të fortë Conor McGregor e rrëzoi kundërshtarin, në më pak se dy minuta, duke e shtrënguar gjyqtarin për të ndalur vazhdimin e mëtejshëm të këtij takimi. Pragsfida e asaj ndeshjeje ishte vërtet shumë e ashpër dhe asokohe që të dy këta sportistë kishin vërtet shumë zemërim kundër njëri – tjetrit.

Tani gjërat kanë ndryshuar dhe gjashtë vjet më vonë McGregor e Poirier janë nga 32 vjec e kuptohet shumë më të pjekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat