E bujshme, 1 miliard $ bëjnë bashkë në ring McGregor dhe Mayweather

Boksi

E bujshme, 1 miliard $ bëjnë bashkë në ring McGregor dhe Mayweather

Më: 24 janar 2021 Në ora: 07:53
McGregor dhe Mayweather

Një lajm i shkëlqyer për të gjithë fansat e MMA-së. Floyd Mayweather është në bisedime me Conor McGregor për një ndeshje kthimi, pas asajt që zhvilluan në verën e vitit 2017. Sipas raportimit të “SunSport”, në mës të këtij dueli janë plot 1 miliard dollar, një shifër kjo jashtë normales.

Ky lajm vjen pikërisht pak orë para se luftëtari irlandez të rikthehet në ring, pasi ditën e sotme ai do të sfidojë Dustin Poirier.

Kujtojmë që përballja e parë mes tyre, përfundoi me fitoren e amerikanit duke ndalur ecurinë pozitive të McGregor.

Ende nuk dihet se kur dhe ku do të zhvillohet raundi i dytë mes tyre, edhe pse po flitet shumë për një nga vendet e Lindjes së Mesme. Tashmë mbetet për t’u konfirmuar përballja e madhe, por fillimisht Conor duhet të mposhtë Dustin Poirier. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat