‘Një sportist model’ – Dustin Poirier me deklaratë emocionale pas fitores ndaj McGregor, që nuk tentoi të impresiononte Khabibin

Boksi

‘Një sportist model’ – Dustin Poirier me deklaratë emocionale pas fitores ndaj McGregor, që nuk tentoi të impresiononte Khabibin

Më: 25 janar 2021 Në ora: 00:12
Dustin Poirier

Dustin Poirier ka arritur që të fitojë shumë zemra të adhuruesve të UFC-së pas fitores ndaj Conor McGregorit.

The Diamond u bë luftëtari i parë që ia doli të nokautonte The Notoriousin në UFC 257, duke bërë qysh në raundin e dytë të detyronte irlandezin të dorëzonte takimin.

Poirieri e fitoi rimeçin ndaj McGregorit, pasi kishte pësuar disfatë në vitin 2014, e ky i fundit mori humbjen më turpëruese në karrierën e tij në MMA.

“Nuk jam duket tentuar që të impresionojë atë (Khabibin), jam duke tentuar vetëm të ushqej familjen time”, kishte thënë amerikani pas meçit.

“Atje është zemra time (e dashura), ajo është gjithmonë me mua, kjo fitore ka shumë kuptim për mua, aq sa edhe për të”.

“Nuk kisha makinë, ajo gjithmonë më ka dërguar në luftërat e mija. Unë e kam përdorur makinën e saj, ajo ka qëndruar pa para në hotele dhe motele me mua”.

“Nuk dua të bëhem emocional, por atje është zemra ime (e dashura). Ajo gjithmonë ka qenë me mua. Kjo fitore është për të”, ka thënë Poirier duke qarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat