Dy sportistët kanë dueluar edhe disa vite më parë

Boksi

Dy sportistët kanë dueluar edhe disa vite më parë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:50
Dy sportistët kanë dueluar edhe disa vite më parë

Humbja e Conor McGregor ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-257, tri ditë më parë në Abu Dhabi, ka prishur disi planet e irlandezit. Pas duelit, ai konfirmoi se do të jetë aktiv, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen.

Trajneri i tij, John Kavanagh, në një deklarët për mediat jep më shumë detaje në lidhje me të ardhmen e McGregor. “Po bisedon dhe ngacmon të gjithë në UFC për të zhvilluar një tjetër duel me Dustin”, tha Kavanagh për ESPN.

Dy sportistët kanë dueluar edhe disa vite më parë (UFC-178), me McGregor që fitoi ndaj Poirier, ndaj ata janë në barazim 1-1. Për këtë arsye, irlandezi kërkon të zhvillojë triologjinë në kafaz.

“Ne e dëshirojmë revanshin dhe mendoj se edhe Dustin nuk është kundër. Nëse do të na jepej mundësia që kjo sfidë e tretë të zhvillohet para verës do të ishte fantastike. Nëse jo, atëherë Conor mund të kalojë në ring për një duel boksi”, tha Kavanagh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat