Peci apo sportisti që dridhi ish Jugosllavinë, i dha grusht serbit të privilegjuar! Ja skenari kundër shqiptarëve 

Boksi

Peci apo sportisti që dridhi ish Jugosllavinë, i dha grusht serbit të privilegjuar! Ja skenari kundër shqiptarëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:00
Peci apo sportisti që dridhi ish Jugosllavinë, i dha grusht serbit të privilegjuar! Ja skenari kundër shqiptarëve 

Sot është e dhimbshme që nuk kemi një monografi apo një video-dokumentar të boksit, që të rinjtë të shohin se kush ishte klubi i boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Është mëkat që nuk merret një iniciativë të botohet një monografi e lavdishme e boksit të Kosovës përkatësisht klubit Prishtina. Është e turpshme që nuk investohet në këtë drejtim sepse sukseset e Prishtinës janë për t’u studiuar sot edhe nga studentët tanë në Universitetin e Prishtinës. 

Klubi shqiptar nga Kosova, kudo tregonte rezultate, pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë (me mbi 22 milionë banorë)! 

Image

Kur peci kapi për fyti gjyqtarin

Me një trajner të madh si Lah Nimani (tash e sa vite i ndjerë), Prishtina ishte shndërruar si një bombë atomike për klubet ish jugosllave apo sikur se që është një Real Madrid, Barcelonë apo Bayerni Munihu! Xhevdet Peci, hero i ringut, specialist për të nokautuar dhe për një moment e humbi durimin, sepse nuk duroj në atëkohë, skenarët politikë që përgatiteshin nga ish jugosllavët komunistë, pas perdeve kundër tij dhe klubit të boksit Prishtina.

Ishte viti 1985, Peci, gjatë një meçi në ring, i edhi në majë të hundës gjyqtari serb, Zhivkoviq, duke ia dhënë edhe atij grushtin e merituar.  Podgorica në shok, Zhivkoviqi i tmerruar nga grushti, tollovi e madhe dhe futet Lah Nimani për të ndalur Pecin e dalur “mendsh”! “Skenari ka qenë i përgatitur në Podgoricë kundër Prishtinës dhe Xhevdet Pecit.

Image

Skenari ka qenë i përgatitur para meçit dhe të gjithë e dijnë.  Nuk kishin tjetër armë ata, përveç që të provokonin dhe me hilet e tyre të dëmtonin Prishtinën. Aty u humbë kuptimi sportiv apo garues, nuk pat rrugëzgjidhje tjetër.

Mezi priste regjimi komunist i asaj kohe, një reagim nga ana e jonë apo at grusht të Pecit, që me plot të drejtë reagoj për faktin se ishte kulmi i turpit nga ish jugosllavët. Dhe skenari kundër shqiptarëve u realizua përmes gjyqtarit Zhivkoviq dhe na përjashtuan nga liga. Pecin e kishin halë në sy sepse grushti i tij ka qenë si çekan”, tregon në kushte anonime një ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës.

“Bogdan Kecman, ish boksier i Prishtinës, ka pasur gisht politikisht kundër nesh. Boban Kecman ka qenë njeri më i afër i Sllobodan Millosheviqit.  

Kecman hakmerrej ndaj klubit Prishtina, vetëm se ishim shqiptar dhe mos të jemi të parët. Pas kësaj me suspenduan përjetë. Menjëherë pas kësaj në Prishtinë mbahej Kampionati Ballkanik, strukturat e atëhershme me thanë: Xhevdet, eja bokso e ta heqim dënimin! Unë refuzova dhe këtu kishte marrë fund karriera ime”, kështu ka thënë Peci para një kohe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat