McGregor fitoi 55 mijë dollarë në sekondë

Boksi

McGregor fitoi 55 mijë dollarë në sekondë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:16
McGregor fitoi 55 mijë dollarë në sekondë

Dustin Poirier vikendin e kaluar bëri befasinë duke mposhtur Connor McGregor me nokaut në raundin e tretë.

Edhe pse humbi ndeshjen, McGregor doli shumë fitimtar në anën financiare.

McGregor fitoi rreth 55 mijë dollarë për çdo sekondë në humbjen ndaj Poirier.

Irlandezit gjithashtu i kishte të garantuar 5 milionë dollarë vetëm që të pranojë të ‘luftojë’.

Sipas ESPN, kjo ngjarje është shitur për se paku 1.6 milionë PPV (pagesë për shikim), që nënkupton se Conor ka fituar rreth 20 milionë dollarë nga kjo.

Nga ana tjetër, Poierier thuhet se fitoi vetëm 5 milionë euro pas fitores, vlerë e cila nëse krahasohet me McGregor është shumë e ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat