Bëhu gati të rrihesh me shpulla në kafaz”

Boksi

Bëhu gati të rrihesh me shpulla në kafaz”

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:25
Bëhu gati të rrihesh me shpulla në kafaz”

Dustin Poirier është bërë me krahë pas fitores me “KO teknik” ndaj Conor McGregor në eventin UFC-257, zhvilluar pak ditë më parë në “fight island” në Abu Dhabi. Amerikani tha se është i interesuar për një tjetër duel ndaj irlandezit, pork a përmendur se në listën e rivalëve është edhe Nate Diaz.

Kaq ka mjaftuar që Diaz, përmes një postimi në rrjetet sociale, të thumbojë Poirier: “Po stërvitem për të ta zbutur by*hën, do të të rrah me shpulla në kafaz.

Mos u merr shumë me llafe për bëhu gati”.

Nate Diaz, 20 fitore e 12 humbje në UFC, nuk duelon që prej nënëotir 2019. Ai është shprehur i gatshëm të rikthehet këtë vit në kafaz, duke synuar triologjinë ndaj McGregor. Gjithsesi, duket se për Nate Diaz ka dalë një rival i ri, që ai kërkon t’i tregojë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat