Joshua - Fury, sfida më e madhe

Boksi

Joshua - Fury, sfida më e madhe

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:17
Joshua - Fury, sfida më e madhe

Bob Arum, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, deklaroi se dueli i peshës së rëndë në boks mes boksierëve britanikë Anthony Joshua dhe Tyson Fury do jetë sfida më e madhe organizuar ndonjëherë në këtë Divizion. Të dy boksierët janë kampionë bote në peshën e rëndë.

Arum mendon se kjo sfidë do të kalojë shifrën e 2 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) vetëm në Angli edhe pse çmimi për këtë duel do të jetë disi i lartë. Kjo sfidë nuk do të zhvillohet në Angli, si pasojë e masave të rrepta anti-Covid që janë marrë aty.

“Ne kemi në dorë draft-kontratën dhe me shumë gjasa kjo sfidë do të zhvillohet në qershor. Kjo sfidë nuk do të zhvillohet në Amerikë edhe pse këtu Tyson është më i njohur se Joshua. Ndaj po shohim për Lindjen e Mesme dhe Azinë”, tha Arum.

“Me shumë gjasa kjo do të jetë sfida me më shumë të ardhura në historinë e peshës së rëndë në boks. Gjithsesi, të mos flasim para kohe edhe pse unë jam optimist.

Në parashikojmë mbi 2 milionë PPV në Angli, që është vendlindja e dy boksierëve. Kjo shifër do të rritet, kjo varet nga çmimi që do të keët PPV”, tha arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat