Letër e hapur për kryetarin Rugova: Legjendat e sportit duan që palestra të emërohet 'Besim Kabashi'

Boksi

Letër e hapur për kryetarin Rugova: Legjendat e sportit duan që palestra të emërohet 'Besim Kabashi'

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:35
Letër e hapur për kryetarin Rugova: Legjendat e sportit duan që palestra të emërohet 'Besim Kabashi'

Çështja e emrit të palestres së Istogut vijon të mbetet kryetemë në këtë qytet.

Emri më i lakuar ka qenë ai i boksierit Besim Kabashi, i cili vdiq tragjikisht në vitin 2011.

Për këtë, qytetarët e Istogut kishin bërë një peticion ku kishin mbledhur 5 mijë nënshkrime.

Image

I pyetur nga Insporti disa javë më herët sesi do të quhet palestra e re në Istog, kryetari i komunës, Haki Rugova u përgjigj: “Palestra ende nuk ka përfunduar. Është në punime finale apo disa “cikrrime”.

Pastaj do të merremi me emërtimin e saj, pa tensione politike, pa politika dhe gjithsesi duke e respektuar vullnetin qytetar dhe ligjor”.

Vëllau i Besimit, Visari, nëpërmjet një postimi në Facebook gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se edhe disa nga legjendat e sportit në Kosovës, janë për që emri i palestres në Istog të jetë ”Besim Kabashi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat