Revanshi

Boksi

Revanshi

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:06
Revanshi

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather janë gati të rivendosin kontaktet për një tjetër sfidë të madhe boksi mes tyre. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, palët po punojnë që ky revansh të zhvillohet në mes të oqeanit, në një anije të madhe luksoze për shkak të pandemisë.

Irlandezi, pas humbjes në eventin UFC-257, është në pushim absolut, por po punon për të organizuar këtë sfidë me boksierin e pamposhtur amerikan. Dhe, duke parë situatën e rënduar në botë për shkak të pandemisë, zgjidhja duket se është një vend në mes të oqeanit dhe më pak tifozë të zgjedhur.

Sfida e parë mes tyre, zhvilluar në vitin 2017, u fitua me “KO teknik” nga Mayweather, duel që gjeneroi 4.4 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) në Amerikë dhe 875 mijë të tilla në Britaninë e Madhe.

Nga ajo sfidë, McGregor arkëtoi 100 milionë dollarë, ndërsa Mayweather gati 3-fishin e asaj shume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat