Joshua apo Fury? Mike Tyson bën parashikimin

Boksi

Joshua apo Fury? Mike Tyson bën parashikimin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 12:34
Joshua apo Fury? Mike Tyson bën parashikimin

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, legjenda Mike Tyson, ka thënë se Anthony Joshua është në disavantazh ndaj Tyson Fury në lidhje me një përballje të mundshme mes tyre. Një sfidë mes dy boksierëve britanikë që do të unifikonte titujt kampionë bote ne këtë Divizion.

“Është një duel shumë interesant. Joshua ka një grushtim mjeshtëror, por rivalët janë në gjendje të shohin grushtin e tij dhe reagojnë, duke iu shmangur.

Pra, grushtimi i tij është i parashikueshëm dhe ndaj një rivali si Fury, që mbrohet mirë, ky është një disavantazh i madh”, tha Mike Tyson.

“Divizioni i peshës së rëndë është bërë mjaft interesant, pasi është edhe Wilder ende në lojë. Po ashtu Usyk e të tjerë. Ndërsa Fury është boksieri që e adhurojnë të gjithë fansat”, u shpreh Mike Tyson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat