Boksierët e Kosovës synojnë medalje në Mal të Zi

Boksi

Boksierët e Kosovës synojnë medalje në Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:21
Boksierët e Kosovës synojnë medalje në Mal të Zi

Kombëtarja e Kosovës do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar në Budvë të Malit të Zi.

Synimi i tyre është që të fitojnë medalje.

“Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar ‘Perla e Adriatikut’ në Budva, që mbahet nga 16-22 shkurt.
Kosova përfaqësohet me 3 boksierë 56 kg Luar Aliu, 64kg Çlirim Berisha, 91kg Remzo Mustafiç dhe selektori Shefki Bogujevci e gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Ne këtë turne marrin pjesë boksierët më të mirë të Evropës dhe ky turne është  një sprovë para Kampionatit Botëror që do të mbahet në muajin prill në Kielce të Polonisë”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat