Çfarë po planifikohet për sfidën Holyfield - Tyson?

Boksi

Çfarë po planifikohet për sfidën Holyfield - Tyson?

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Çfarë po planifikohet për sfidën Holyfield - Tyson?

Evander Holyfield, legjenda e boksit, ka deklaruar se është pranë finalizimit të një marrëveshje për t’u përballur me Mike Tyson. Kjo do të jetë sfida e tretë mes dy ikonave të peshës së rëndë në boks.

Sipas Holyfield, kjo sfidë do të gjenerojë rreth 100 milionë dollarë.

Holyfield i ka fituar të dyja përballjet e mëparshme ndaj Tyson, ndërkohë që sfidë e tretë do të zhvillohet 24 vite nga dueli i tyre u fundit.

Holyfield, 58 vjeç, kërkon që ta mposhtë edhe një herë të tretë 54-vjeçarin Tyson dhe sipas tij marrëveshja është pranë përfundimit. “Do të jetë një duel i madh, që do të gjenerojë 100 milionë dollarë, pasi të gjithë njerëzit e duan një sfidë të tillë”, tha Holyfield.

“Kyr dy kampionë duan të duelojnë mes tyre, nuk ka asnjë arsye për të mos e zhvilluar atë sfidë”, tha më tej Holyfield, që i ka fituar dy duelet e zhvilluara në vitet 1996 e 1997. Mike Tyson është rikthyer më herët në ring, teksa dy muaj më parë barazoi në duelin ndaj Ray Jones Jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat