Promotori britanik jep detaje të reja për zhvillimin e meçit të shumëpritur Joshua – Fury

Boksi

Promotori britanik jep detaje të reja për zhvillimin e meçit të shumëpritur Joshua – Fury

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Promotori britanik jep detaje të reja për zhvillimin e meçit të shumëpritur Joshua – Fury

Eddie Hearn, promotori britanik ka treguar detaje për super-meçin mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt.

Ende nuk dihet data e saktë kur do të përballen mes vete dy boksierët britanik, sidoqoftë ajo pritet të ndodhë gjatë këtij viti.

Hearn është i bindur se ky ballafaqim do të ndodhë këtë vit, derisa ka shtuar se nuk ka ndonjë gjë që mund ta ndalojë duelin.

“Tani, të gjitha pikat janë diskutuar dhe kontrata është draftuar. Vetëm pikat e vogla mungojnë, aktualisht nuk shoh ndonjë gjë që mund ta ndalojë këtë duel”, tha ai.

“Tani në bazë të çmendurisë botërore që po mbizotëron, edhe mund të ndodhë! Por nuk kemi plan b, nëse nuk bëhet dhe nuk kemi plan ndonjë duel tjetër”, shtoi Hearn në një intervistë për “Boxing News Podcast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat